Kushtet e përdorimit
Shërbim informativ
Aksione është shërbim informativ që mbledh e shfaq ofertat e marketeve. Nuk shesim produkte dhe nuk jemi palë në blerjet e tua. Çmimet, zbritjet dhe afatet mund të ndryshojnë ose të përmbajnë gabime — çmimi i vlefshëm është gjithmonë ai në dyqan, dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ndryshime a pasaktësi.
Markat dhe përmbajtja
Emrat, logot dhe fletushkat e marketeve u përkasin pronarëve përkatës dhe përdoren vetëm për t’i identifikuar ofertat e tyre. Nëse përfaqëson një market dhe ke vërejtje për mënyrën si shfaqet përmbajtja jote, na shkruaj në info@aksione.com dhe reagojmë shpejt.
Llogaritë e menaxherëve
Menaxherët janë përgjegjës për saktësinë e ofertave që publikojnë dhe për ruajtjen e kredencialeve të tyre. Rezervojmë të drejtën të heqim përmbajtje të pasaktë a abuzive dhe të pezullojmë llogari që keqpërdorin shërbimin.
Pa garanci
Shërbimi ofrohet “siç është”, pa garanci për disponueshmëri të pandërprerë. Këto kushte mund të përditësohen; vazhdimi i përdorimit nënkupton pranimin e tyre.